Përplasen 3 automjete në Lezhë-Shkodër, plagosen burri dhe gruaja shtatzënë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne (21 tetor) në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se tre automjete janë përfshirë në aksident dhe si pasojë dy persona, burrë e grua (kjo e fundit shtatzënë) kanë mbetur të plagosur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.