Përplasen 3 makina në aksin Shkodër-Koplik, një 2 vjeçare mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur
Një 2 vjeçare mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur sot paradite në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Automjeti me drejtues shtetasin Albert Vukaj është përfshirë në aksident me automjetin me drejtues shtetasin Francesk Hasaj dhe me një automjet të parkuar në anë të rrugës.
‘Si pasojë është dëmtuar lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin Hasaj , e cila është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës’ informon policia e Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksi rrugor Shkodër – Koplik, konsiderohet si nga më të rrezikshmit për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizin drejtuesit e mjeteve në këtë zonë, ku për pasojë janë shkaktuar aksidente të shumta ndërsa kanë humbur jetën me dhjetëra jetë njerëzish
Përgjatë këtij aksi rrugor patrullojnë disa patrulla policie, por pavarësisht kontrolleve, aksidentet vijojnë të jenë të shumta kryesisht nga mosrespektimi I sinjalistikës rrugore dhe lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara.