Përplasen dy automjete në Shkodër, njëra prej tyre merr flakë/ Përfundon në spital pasagjerja

policia shkoder

policia shkoder

Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Gur i Zi, pranë vendit të quajtur Ura e Kirit,në afëesi të varrezave të dëshmorëve.

Përrplasja ka sjellë si pasojë kapjen flakë të njërit nga automjetet, ndërsa tjetri ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Ndërkohë , ka mbetur e lënduar pasagjerja e njërit prej mjeteve. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse , që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rrugore dhe ekspertët e qarkullimit, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.