Përplasen dy avionë në Japoni, njëri shpërthen në flakë, 5 viktima
Një avion me 379 pasagjerë në bord është përfshirë nga flakët në Japoni. Avioni i Japan Airlines u përplas me një avion më të vogël të rojës bregdetare në aeroportin Haneda të Tokios. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan në kohë. Fatkeqësisht, pesë nga gjashtë ekuipazhet e avionit të rojës humbën jetën.
Pamjet dhe imazhet e shpërndara në mediat sociale treguan pasagjerët që largoheshin nga avioni.
Roja Bregdetare tha se përplasja përfshiu një prej avionëve të saj, i cili ishte drejtuar për në aeroportin Niigata në bregun perëndimor të Japonisë për të ofruar ndihma për ata që u prekën nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, duke vrarë mbi 30 njerëz./ Reuters