Përplasen dy makina në Shkodër, plagoset fëmija 7-vjeçar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një aksident u regjistrua këtë të premte në Shkodër.Ngjarja ndodhi në orën 10:00, në rrugën “Lin Delija”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti që drejtohej nga një shtetas është përplasur me një tjetër automjet, i cili drejtohej nga një grua. Policia thotë se për pasojë është plagosur një 7-vjeçar, i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.