Përplasen makinat, vdes 4- vjeçari / Aksident në Velipojë, të lënduar edhe disa persona
Një aksident i rëndë është shënuar mesditen e kësaj enjte në Shkodër – Velipojë. Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën pasi u përplasën automjete. Policia njofton se aksidenti u shënua në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-plazh”.Automjeti me drejtuese një 22 vjeçare, është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga një 38 vjeçar. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve, informoi policia e Shkodrës.