Përplasja e anijes shkakton shembjen e urës në Baltimore, automjetet bien në ujë
Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore u shemb pasi një varkë e madhe u përplas me të mëngjesin e kësaj të marte (26 mars). Shumë automjete që ndodheshin në urë, kanë rënë në ujë.
Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë të paktën shtatë persona, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.
Një anije e madhe u përplas në urë, duke marrë flakë përpara se të fundosej dhe duke shkaktuar rënie të shumë automjeteve në lumin Patapsco.
“Të gjitha korsitë mbyllën të dy drejtimet për incidentin në urën I-695 Key. Trafiku është duke u anashkaluar,” postoi Autoriteti i Transportit në Maryland në X.
Kryebashkiaku Brandon M. Scott dhe ekzekutivi i qarkut Baltimore, Johnny Olszewski Jr., shkruan në rrjetet sociale duke bërë me dije se personeli i urgjencës ndodhet në gatishmëri dhe se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.