Përplasja e deputetëve me gardën, Berisha: Sot Kuvendi u kthye në një repart policor
Ish-kryeministri Berisha ka folur nga Kryesia e Kuvendit duke theksuar se Parlamenti sot u shndërrua në një repart policor.
Duke iu referuar moslejimit të deputetëve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve ku diskutohej mbi projektbuxhetin e vitit 2024, Berisha vuri në dukje se Edi Rama e ktheu sot parlamentin në një bunker, si në kohën e Enver Hoxhës.
“Ky është turp i madh. Ky tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë funksionuari në këtë mënyrë. Tregon se Edi Rama e ka shndërruar në një bunker, njëlloj sikur në këtë ndërtesë qeverisnin etërit e tij barbarë, Enver Hoxha dhe Spirokoleka”, u shpreh Berisha për mediat.
Sipas tij, ky ishte një akt i tupshëm dhe i shëmtuar në historinë e pluralizimit shqiptar.
“Sot është një nga ditët më të shëmtuara në historinë e parlamentarizimit. Sot ndërtesa e parlamentit u shndërrua në një repart policor Garde, pëllëmbë e gardistë, natyrisht të urdhëruar, se ata nuk kanë një dëshirë, por kurrë ndonjëherë kjo ndërtesë, përveç kohës së Enver Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga çizmet e policisë dhe gardës.
Një akt i turpshëm, një akt i shëmtuar”, tha ish-kryeministri Berisha.
Sipas Berishës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla “krijoi një përpjekje e cila do të hetohet në mënyrën më të hollësishme, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor dhe në ashensor në kat të 4, që në çdo lloj avarie mund të përfundonin në kat të parë, me urdhër të saj”.
Ish-kryeministri shtoi se përplasja e sotme mes deputetëve të opozitës dhe gardës shënon një “një dhunim flagrant i kushtetutës me buxhetin”.