Categories: BotaLajmePolitikë

Përplasja e Ramës me ambasadorin rus në OKB, Lavrov takon Guterres, kërkon arbitrazh edhe kundër SHBA-së

Sesioni parlamentar i OKB-së, ku Shqipëria kishte kryesimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit që u drejtua nga kryeministri, Edi Rama, nuk ka kaluar pa reagime të ashpra nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Kjo për shkak edhe të një debati midis kreut të qeverisë shqiptare Rama dhe ambasadorit të Rusisë në OKB, Vasili Nebenzia, i cili kundërshtoi agjendën e paraqitur nga Rama, ku do të fliste i pari Presidenti ukrainas, Zelenski.    

Nisur nga ky zhvillim, por edhe nga një përplasje me SHBA-në, lidhur refuzimin e saj për të lëshuar viza për diplomatët nga Rusia, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov pati një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë Jashtme të Federatës Ruse, Lavrov, në këtë takim, tërhoqi vëmendjen që udhëheqja e OKB-së dhe të gjithë punonjësit e OKB-së, pa përjashtim, t’u binden parimeve të paanshmërisë dhe barazisë të parashikuara në nenin 100 të Kartës së OKB-së. 

“Ai i bëri thirrje Antonio Guterres që të parandalojë çdo përfshirje të zyrtarëve që përfaqësojnë agjencitë e OKB-së në nismat e politizuara në kontekstin e krizës në Ukrainë. Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në lidhje me synimin e tij për të përmbajtur nga pjesëmarrja në ndërmarrje që nuk nënkuptonin pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara. Sergej Lavrov gjithashtu vuri në dukje papranueshmërinë e përdorimit të standardeve të dyfishta në lidhje me territore të ndryshme në statistikat e OKB-së dhe dokumentet e tjera.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Përveç kësaj, Ministri i Jashtëm Lavrov tërhoqi vëmendjen e Sekretarit të Përgjithshëm për faktin e shkeljeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të detyrimeve të saj sipas Marrëveshjes së 1947 në lidhje me Selinë e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë refuzimin e saj për të lëshuar viza për diplomatët nga Rusia dhe vende të tjera, për pjesëmarrje në ngjarjet e OKB-së. 

“Ai vuri në dukje edhe një herë se situata ekzistuese diktoi nevojën që Antonio Guterres të nisë një procedurë arbitrazhi kundër Shteteve të Bashkuara sa më shpejt të jetë e mundur, diçka që u deklarua vazhdimisht në rezolutat përkatëse të OKB-së.”, thuhet në njoftim.

Në replikë me akuzat në Asamblenë e OKB-së që vunë në qendër Rusinë për luftën dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë, Lavrov i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së një libër me titull “Krimet e Ukrainës kundër njerëzimit” shkruar nga Maxim Grigoryev, anëtar i Dhomës Qytetare Ruse.

Çfarë ndodhi në Sesionin e OKB-së? 

Nisi me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit mes kryeministrit, Edi Rama dhe ambasadorit të Rusisë. Shkak për këtë u bë prania si folës përpara Këshillit e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.

Menjëherë pas prezantimit të pjesëmarrësve dhe personave të ftuar për të folur nga ana e kreut të qeverisë shqiptare, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia kundërshtoi agjendën e paraqitur. 

Kemi dy pyetje. Mbi ç’bazë propozoni t’i jepni presidentit Zelenskit fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit? Pyetja e dytë, me ç’bazë ftoni ju në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSB-së? Ne nuk besojmë se argumentet që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës? Nëse e bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse,“ tha ambasadori rus.

Sipas tij, anëtarët e KS-së i kanë dëgjuar fjalimet e Zelenskit nëpërmjet video-mesazheve.

Këtu ka një shkelje flagrante të procedurave. Kjo shkelje ka rreziqe në KS, sepse rrezikon të kthehet në shfaqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskit, por gjërat të bëhen sipas rregullave. Ato që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante”, tha përfaqësuesi rus, duke e fajësuar kryesinë shqiptare të KS-së për ideologjizëm.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama.

“Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dëguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur teknikisht para se të çelej debati. Duke pasur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskit për të folur është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës Zelenskit i jep mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ky s’është një operacion special i Presidencës shqiptare, por praktikë e gjatë e KS-së në përputhje të plotë me rregulloren. Pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj, sepse OSBE-ja ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE-së është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni. Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekenski do të flasë? Ju ndalni luftën dhe Zelenski nuk do të mbajë fjalën,“ deklaroi Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

14 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

15 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

15 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

15 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

16 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

16 hours ago

This website uses cookies.