Përplasja fatale me ‘Jet ski’ në Velipojë/Arrestohet italiani tjetër që u përfshi në aksident, njëri humbi jetën

Përplasja fatale me “Jet Ski” në Velipojë mesditën e së dielës përfundoi me një viktimë.Nikola Lorio 19 vjeç mbërriti me shenja jete në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por pas një ore humbi jetën për shkak të plagëve të shumta. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia e Shkodrës vuri në pranga 20 vjeçarin tjetër italian. I riu nga Napoli, i identifikuar si Salvadore Di Tella, është vëllai i të fejuarës së Nicolo Lorio, 19 vjeçarit italian që humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ku u dërgua në gjendje të rëndë pas aksidentit.Sipas policisë, 20 vjeçari italian akuzohet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Policia gjithashtu raporton se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.Njëkohësisht Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.