Përplasja me armë në Lezhë / Arrest me burg për Agron Pukën, i komunikohet masa te Trauma!

54-vjeçari Agron Puka, i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.Në deklarimet e tij para, togave të zeza 54-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e Agron Pukës dhe vendosi ndaj tij masën sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur. Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoi se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.