Përplasja Neza-Beqiri: Rama i ka ekzekutuar zgjedhjet. Beqiri: Ju nuk i fitoni dot zgjedhjet!
Avokati, Idajet Beqiri dhe Analisti Sami Neza janë përplasur në diskutime gjatë emisionit “3D” nga Alban Dudushi në RTSH.
Sipas Nezës, Rama ka ekzekutuar zgjedhjet ndërsa Beqiri nga ana tjetër shprehet i bindur se PD nuk i fiton dot zgjedhjet.
Beqiri: “ Në 2017 kështu folët edhe humbët, në 2025 po flisni kështu edhe do të humbisni. Ju thoni shtjer edhe njëherë edhe ne të dëgjojmë të njëjtat gjëra sa herë humbisni. Ndaj them a keni ndonjë mekanizëm tjetër që të dilni nga kjo situatë.
Neza: “ Çfarë mekanizmi ka Edi Rama në zgjedhjet elektorale. Ka një mekanizëm që nuk është elektoral as politik. Nuk është ligjor.
Beqiri: Është fitues. Mekanizmat që janë ligjore dhe joligjore janë Komisioni i Zgjedhjeve dhe institucioni më i lartë është Kolegji Zgjedhor.
Neza: Në çdo vend qeveria, ekzekuton zgjedhjet.
Beqiri: Po të ishin zgjedhjet e paligjshme SHBA-të do të bënin si Maduros.