Përplasje dhe tensione, deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Medias. Bardhi-Açkës: Mos u bëj fasadë

a71176d3513e4e2d860bc316a02b99ae

a71176d3513e4e2d860bc316a02b99ae

Përplasje dhe tensione janë shënuar në Komisionin e Medias këtë të mërkurë (17 janar), ku deputetët e opozitës kanë pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjes.

Deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Flamur Noka debatuan me kryetaren e komisionit, Flutura Açka. Bardhi akuzoi kryetaren e Komisionit si pjesë të maxhorancës, ndërsa i kërkoi që të ngrinte zërin për votat e deputetëve të opozitës.

Me zhurmues dhe duke i fryrë bilbileve, deputetët e opozitës nuk lejuan Açkën të mbante fjalën e saj, ndërsa në një moment, Noka i heq edhe mikrofonin me forcë. Tensionet bënë që mbledhja të ndërpritej. 

Debati:

Açka: Gaz Bardhi…

Bardhi: Mos u bëj fasadë…

Acka: Të nderuar kolegë…

Bardhi: Mos u bëj fasadë e Suel Çelës e bandave në Elbasan

Açka: Ti e di shumë mirë me Flutura Açkën çfarë mëkatesh ke

Bardhi: Mos shkel mbi votat e demokratëve, mos shkel mbi votat e opozitarëve

Açka: Të nderuar kolegë kjo është mbledhja e parë e sesionit të 2024, ju uroj një vit të mbarë, jemi të detyruar që nga sot…

Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës, je aty me votat tona

Açka: Ulu të flasim bashkë

Bardhi: Si të flasim bashkë

Açka: Për këto çështje

Bardhi: Nuk flet dot

Açka: Të nderuar kolegë ju e dini që makinacioni i fundit i qeverisë shqiptare për të miksuar ekonominë me kulturën…

Bardhi: Po lëri deklarata përrallë me Edi Ramën

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.