a71176d3513e4e2d860bc316a02b99ae
Përplasje dhe tensione janë shënuar në Komisionin e Medias këtë të mërkurë (17 janar), ku deputetët e opozitës kanë pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjes.
Deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Flamur Noka debatuan me kryetaren e komisionit, Flutura Açka. Bardhi akuzoi kryetaren e Komisionit si pjesë të maxhorancës, ndërsa i kërkoi që të ngrinte zërin për votat e deputetëve të opozitës.
Me zhurmues dhe duke i fryrë bilbileve, deputetët e opozitës nuk lejuan Açkën të mbante fjalën e saj, ndërsa në një moment, Noka i heq edhe mikrofonin me forcë. Tensionet bënë që mbledhja të ndërpritej.
Debati:
Açka: Gaz Bardhi…
Bardhi: Mos u bëj fasadë…
Acka: Të nderuar kolegë…
Bardhi: Mos u bëj fasadë e Suel Çelës e bandave në Elbasan
Açka: Ti e di shumë mirë me Flutura Açkën çfarë mëkatesh ke
Bardhi: Mos shkel mbi votat e demokratëve, mos shkel mbi votat e opozitarëve
Açka: Të nderuar kolegë kjo është mbledhja e parë e sesionit të 2024, ju uroj një vit të mbarë, jemi të detyruar që nga sot…
Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës, je aty me votat tona
Açka: Ulu të flasim bashkë
Bardhi: Si të flasim bashkë
Açka: Për këto çështje
Bardhi: Nuk flet dot
Açka: Të nderuar kolegë ju e dini që makinacioni i fundit i qeverisë shqiptare për të miksuar ekonominë me kulturën…
Bardhi: Po lëri deklarata përrallë me Edi Ramën
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…
Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
This website uses cookies.