Përplasje me armë mes dy fiseve në Prishtinë, humb jetën një person, pesë të plagosur
Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i një përplasje me armë mes dy fiseve, që u regjistrua në Prishtinë mbrëmjen e djeshme.
Sipas mediave të Kosovës, ngjarja është regjistruar në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash”, ndërsa konflikti dyshohet se lidhet me problemet mes familjeve Sekiraqa dhe Capat në Prishtinë.
Viktima është identifikuar si Premtim Gashi, teksa të plagosur kanë mbnetur Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.
Nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë, teksa policia ka nisur hetimet.