Përplasje në komisionin hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Firmosni deklaratën që s’jeni në konflikt interesi!

Komisioni hetimor lidhur me koncesionin e Sterilizimit dhe Check-up në Shëndetësi ka mbajtur seancën e radhës, ku dhe pse parashikohej të miratohej vetëm rendi i ditës lidhur me caktim e ekspertëve dhe kërkesave për informacion, në fakt është zhvilluar me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

Debati nisi ku kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi kërkoi që anëtarët të firmosin një deklaratë të konflikt të interesit, gjë që nuk u pranua nga mazhoranca me argumentin se kjo nuk ishte pikë e rendit të ditës dhe se “Vokshi nuk mund të shkel rendin e ditës që është vendosur nga vetë ajo”.

Vokshi tha se ky dokument është procedurë normale në mënyrë që të gjithë anëtarët e komisionit të mos kenë konflikt interesi për hetimin e koncesioneve të dhëna në Shëndetësi.

Për nënkryetarin Plarent Ndreca, kryetarja e komisionit nuk po i përmbahet rendit të ditës se dhe mazhoranca nuk ka ardhur këtu për të dëgjuar ligjërata e opozitës.

Teksa mazhoranca e akuzon se po bën deklarata politike, Vokshi thotë se ajo po flet vetëm për procedurë.

Debatet në komision

Vokshi: Është shumë e rëndësishme që anëtarët e këtij komisioni të mos jenë nën konflikt interesi dhe të mos kemi askënd këtu që ne dhe publiku të mund të aludojë se do të pengojë punimet e këtij komisioni hetimor. Për të qenë të qetë të firmosim deklaratën për konfliktin e interesit, kjo është procedurë parlamentare.

Ndreca: Zbatoni ligjin se po shkelni detyrën. Ka një rend dite që është hartuar nga ju dhe nuk mund të bëni asnjë veprim jashtë këtij rendi të ditës që ju e keni propozuar. Ne nuk kemi ardhur për mbledhje por për të dëgjuar fjalët e PD.

Vokshi: Do refuzoni deklaratën?

Ndreca: Jo do refuzojmë këtë pikë që ju sapo shtuat ne jemi kundër në këtë moment për këtë pikë ne nuk kemi plan hetimi, nuk dimë se çfarë do hetojmë

Vokshi: Planin e hetimit jua kam dërguar

Ndreca: Ngrini dorën te gjithë, ne votuam kundër.

Vokshi: Kjo është qesharake. Zoti Ndreca jeni deputet i ri dhe saj keni marrë dorën ende siç janë keni marrë dorën në administratën ku keni qenë. Zoti Ndreca jeni në konflikt interesi dhe nuk firmosin deklaratën, por shkel edhe procedurën duke hedhur procedurën në votim a thua se kryetarja nuk ekziston, jeni non sens.

Ndreca: Je ne drejtim të paditur, nuk ka lidhje me rendin e ditës

RTSH Shkodra

Recent Posts

Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…

1 hour ago

Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin

Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…

3 hours ago

Berisha: Askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit, KZAZ të zbatojë ligjin

Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…

4 hours ago

Celibashi thirrje partive: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje! Nesër shpallet rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…

4 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…

6 hours ago

Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…

7 hours ago