Përplasjet fizike në Kuvend, Berisha paralajmëron grevë urie: Duam të drejtat tona, po na i shkel Edi Rama

4175390ab5724defa17c447a29088cca

4175390ab5724defa17c447a29088cca

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka hyrë së bashku me deputetët e grupimit të tij politik në Parlament duke u përplasur me deputetët e mazhorancës ka deklaruar se opozita do të jetë në seancë për të drejtat e saj kushtetuese.

Sipas tij, Parlamenti nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale.

Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese, të mohuara në mënyrën më brutale, por që janë interesi, në vlerësimin tonë, i të gjithë shqiptarëve që duan pluralizmin, por janë interesi i të gjithë atyre që votuan kundër qeverisë, për një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë, kryetarin e të cilës, përfaqësuesin e të cilës, ta caktojë Edi Rama. Kjo nuk mund të ndodhë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri ka paralajmëruar edhe grevë urie të opozitës teksa u pyet nga gazetarët. “Edhe ajo do të vijë, ju garantoj”, ndërsa pyetjes se a do të jetë Kuvendi ku do të ngujohet opozita, Berisha iu përgjigj se “do të përzgjidhet dhe ju do ta merrni vesh ndër të parët, por njëherë për njëherë ne vazhdojmë me këto mjete.

Ne besojmë se parlamenti nuk funksionon me klandestinitet, nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale dhe të tjera. Parlamenti duhet funksionojë në zbatim të Kushtetutës dhe rregullores së vet”, theksoi Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.