Këtë qëndrim e ka shprehur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një telefonate me kryeministrin libanez Najib Mikati ditën e mërkurë.
Në telefonatën midis Erdoganit dhe Mikatit u diskutuan sulmet izraelite, kërcënimet ndaj Libanit, si dhe konfliktin në Gaza, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në X.
“Presidenti Erdogan nënvizoi nevojën që agresioni i Izraelit të ndalet menjëherë, duke theksuar se përpjekjet e Izraelit për të përshkallëzuar konfliktet janë shumë të rrezikshme”, shtoi ai.
Erdogan ka theksuar se Ankaraja qëndron përkrah Bejrutit kundër politikave agresive të Izraelit.
“Presidenti Erdogan theksoi gjithashtu se është koha e fundit që komuniteti ndërkombëtar dhe bota islame t’i thonë ‘mjaft’ Izraelit, i cili kërcënon paqen rajonale dhe globale”, thuhet në deklaratë.
Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin mes sulmeve ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe forcave izraelite ndërsa Tel Avivi po vazhdon ofensivën në Gazë ku janë vrarë mbi 37,700 njerëz që nga tetori pas sulmit terrorist të grupit palestinez të Hamasit.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.