“Përrallë nga e kaluara” shfaqet në Francë, për festat e nëntorit

Me rastin e festave kombëtare, Ambasada e Shqipërisë në Francë, Ambasadori Dritan Tola dhe Ambasadorja e Deleguar e Përhershme e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, organizuan një mbrëmje kinematografike dhe një pritje për të gjithë miqtë e Shqipërisë në Francë.

Mbrëmja u hap me shfaqjen e filmit të restauruar “Përrallë nga e kaluara” të regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti, i ndjekur nga shfaqja e filmit me metrazh të shkurtër “A short trip” nga regjisori i ri shqiptar Erenik Beqiri, film i cili është edhe kandidatura zyrtare e Shqipërisë për në Oscars.

Prezantimi i kinematografisë klasike shqiptare dhe asaj moderne ishte një ftesë e këndshme për të ftuarit të njohin, vlerësojnë dhe mbështesin artin shqiptar në të gjitha dimensionet e tij.

Këto vlerësime u shprehën edhe nga fjalët përshëndetëse që mbajtën Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, Këshilltarja për kulturën pranë Kryeministrit Rama, Simonetta Dellomonaco dhe regjisori Erenik Beqiri.

Shfaqja e filmit u realizua me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1987 në vendin tonë u përzgjodh më parë që të ishte pjesë e seksionit Treasures & Curiosities i festivalit të filmit klasik, “Festival Lumiere”, në Lion, në tetor të këtij viti. “Përrallë nga e kaluara” është mbështetur mbi disa motive të veprës së Andon Zako Çajupit “14 vjeç dhëndër” dhe më pas skenari është zhvilluar si krijim origjinal i Dhimitër Anagnostit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.