Përroi i Banushit çlirohet nga mbeturinat, hapet rruga që të dërgon pranë kishës së “Shën Gjinit”
Kjo ishte gjendja pranë përroi të Banushit në fshatin Hysaj në Malësi të Madhe. Mbeturinat urbane dhe inerte kishim mbuluar krejtësisht këtë zonë.
Falë ndërhyrjes që është bërë pak ditë më parë situata ka ndryshuar.
Bashkia e Malësisë së Madhe ka ndërhyrë me fadroma për largimin e mbetjeve.
Kjo nderhyrje i shërben edhe Kishës se Shën Gjinit, monument kulture, pasi ajo ishte e bllokuar nga stoqet e mbeturinave .
Pasi është bëri sheshimi i sipërfaqes së zënë nga ndotjet shumevjeçare, po kryhet edhe sistemimi i perroit dhe i rrugës që të çon tek kisha.