Përroi i Banushit i mbushur me mbeturina/ Banorët: Institucionet të marrin masa
Përroi i Banushit prej disa kohësh është shndërruar në vendgrumbullim mbeturinash .
Problemi i ndotjes së tij nuk po merret me seriozitetin e nevojshëm, përkundrazi vazhdon të jetë një problem i pazgjidhur dhe burim infeksioni për banorët që jetojnë afër këtij përroi.
Ata shprehen tepër të shqetësuar që akoma nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërsa me rikthimin e reshjeve situata si shkak i depozitimit të inerteve në shtratin e këtij përroi bëhet problematike sa i takon përmbytjeve. Menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë një sfidë për bashkitë e qarkut të Shkodrës. Ndonëse është ndërhyrë shpesh herë për largimin e tyre nga zonat problematike situata ende nuk ka marrë zgjidhje.