Përroi i Oblikës si landfill inertesh/Mbushet nga inerte dhe mbeturina, apel për sistemim
Kjo është panorama e cila vjen këtë dhjetor nga Përroi i Oblikës në njësinë administrative të Anës së Malit. Inerte, mbeturina dhe devijim i rrjedhës normale të përroit. Pak nga mungesa e pastrimit e më shumë nga mos ndërgjegjësimi i vetë banorëve, përroi ndodhet në këtë gjendje.Banorët e zonës kërkojnë sistemim të shtratit si dhe pastrim të tij pasi me rikthimin e reshjeve për shkak edhe të devijimit të rrjedhës përroi rrezikon jo vetëm tokat përreth por edhe banesat. Të kontaktuar Bashkia Shkodër bën me dije se disa herë janë zhvilluar aksione pastrimi në këtë zonë, por bizneset dhe vetë banorët vijojnë të mbushin shtratin e përroit duke rrezikuar tokat dhe shtëpitë e tyre. Ndaj pushteti vendor apelon drejt banorëve të Oblikës që të kujdesen për ambjentin e përbashkët dhe të hedhin mbeturinat në vendet e përcaktuara.