“Përshëndetje ushtarë”, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Erdoan

Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan me ceremoni zyrtare në Ankara. Gjatë pritjes nga Erdoan, kryeministri Edi Rama tha në gjuhën turke “përshëndetje ushtarë” për ushtarakët të cilët zhvilluan paradën gjatë ceremonisë zyrtare. 

Në fokus të takimit mes Ramës dhe Erdoan do të jetë lufta kundër migracionit të parregullt, marrëdhëniet tregtare dhe zhvillimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. 

Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama dhe presidenti turk Erdoan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.

Gjithashtu pritet që mes delegacioneve të nënshkruhen disa marrëveshjeve bashkëpunimi që nga turizmi,  menaxhimi i zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke.

Pjesë e marrëveshjeve do të jetë edhe Protokolli i Bashkëpunimit mes RTSH-së dhe Korporatës së Radiotelevizionit Turk (TRT). Kjo marrëveshje do të firmoset nga Drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Shqiptar, Alfred Peza dhe homologu turk Mehmet Zahid Sobaci në prani të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan.

Ndalesën e parë në Turqi para pritjes nga Erdoan, kryeministri Rama e ka bërë në Anitkabir në Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut në nderim të liderit të Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesit e Presidentit të parë të Republikës së Turqisë. 

Së bashku me delegacionin që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka shprehur nderimet për Mustafa Kemal Ataturkut ku dhe la një mesazh në librin e shënimeve në Mauzoleum.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.