Categories: BotaLajme

Përshkallëzohen luftimet në Gazë, OKB paralajmëron: Rrezikohet kolaps i plotë i rendit publik

Ndërsa luftimet përshkallëzohen në Rripin jugor të Gazës, OKB-ja po paralajmëron për një “kolaps të plotë të rendit publik së shpejti për shkak të kushteve të dëshpëruara”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se po bëhet e pamundur shpërndarja e ndihmave humanitare.

Antonio Guterres përdori, për herë të parë që nga marrja e drejtimit të organizatës ndërkombëtare në 2017, Nenin 99 të Kartës së OKB-së, i cili “tërheq vëmendjen” e Këshillit të Sigurimit për një çështje që “mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell mbështeti Guterres në vendimin e tij për të thirrur nenin 99 të Kartës së OKB-së.  

Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar kolapsin e plotë të situatës humanitare në Gaza“, shkroi Borrell.

Duke reaguar, ministri i Jashtëm izraelit e quajti mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara një “rrezik për paqen botërore” .

Kërkesa e tij për të aktivizuar nenin 99 të Kartës së OKB-së dhe thirrja e tij për një armëpushim në Gaza janë mbështetje për organizatën terroriste Hamas dhe mbështetje për vrasjen e të moshuarve, rrëmbimin e foshnjave dhe përdhunimin e grave”, shkroi ai në X (dikur Tëitter).

Udhëheqësit e vendeve të G7, përfshirë aleatët kryesorë për Izraelin, bënë thirrje dje për veprime “më urgjente” për të trajtuar krizën humanitare në Rripin e Gazës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.