Përshkallëzohet konflikti, Izraeli evakuon 28 qytete në kufirin me Libanin
Izraeli ka bërë të ditur evakuimin e banorëve që jetojnë në 28 qytete pranë kufirit me Libanin.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, u ka kërkuar shtetasve izraelitë që banojnë pak më shumë se 2 kilometra nga Libani, të largohen.
Paqeruajtësit e OKB-së nga ana tjetër kanë shpjeguar se ky apel vjen pas përleshjeve kufitare të cilat duket se janë përshkallëzuar midis luftëtarëve të Hezbollahut libanez dhe ushtrisë izraelite.
Hezbollahu sulmoi dje postat e ushtrisë izraelite dhe një fshat kufitar, Shtula, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj me sulme.
Ajo zhvilloi vite luftë guerile kundër forcave pushtuese izraelite në jug të Libanit derisa ata u tërhoqën në vitin 2000, e ndjekur nga një luftë pesë-javore në vitin 2006, transmeton Sky News.
Në vitin 2021, udhëheqësi i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah tha se grupi kishte 100,000 luftëtarë.