Në deklaratën e saj ndoshta më të formuluar kundër Izraelit që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në Gaza, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite akuzon Izraelin për kryerjen e “masakrave të vazhdueshme gjenocidale” duke shënjestruar “tendat e refugjatëve palestinezë të pambrojtur në Rafah”, ndërsa e ka cilësuar Jerusalemin si përgjegjës për “çfarë po ndodh në Rafah dhe në të gjithë territoret e pushtuara palestineze”.
Riadi, i cili ishte në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin para shpërthimit të luftës, ka përshkallëzuar retorikën kundër shtetit hebre pasi bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu kanë dështuar sepse ky i fundit refuzon kërkesat për t’u angazhuar drejt krijimit të një shteti palestinez.
Në deklaratën e saj, ministria thotë se “shkeljet e vazhdueshme flagrante të të gjitha rezolutave, ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe humanitare… përkeqësojnë përmasat e katastrofës humanitare të paprecedentë të përjetuar nga populli palestinez”.
Ajo i kërkon botës të “ndalojë masakrat” dhe “të ngarkojë me përgjegjësi autorët”
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.