Përshkoi 260 km Prishtinë-Tiranë për Festën e Flamurit, Zyberi rrëfen aventurën: Ishte tejet sfiduese

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, mbërriti sot në kryeqytet.

Nën praninë e kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Rama, Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë.

Duke folur për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar në emisionin “Jetë Shqiptare” Zyberaj u shpreh se aventura që ai ndërmori ishte shumë sfiduese për shkak të kushteve klimatike.

Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ne ia arritëm”, theksoi Zyberaj.

Ai shpjegoi edhe se si i lindi ideja për t’ua bërë këtë surprizë shqiptarëve.

Ideja ka qenë e para disa viteve. Tashmë jam i njohur për vrapimet në distancat e gjata që bëj. Ka qenë një dëshirë që të sfidoj veten edhe në një distancë të tillë”, nënvzoi Zyberaj.

“Maratonomaku” Zyberaj theksoi gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme.

Erzen Zyberaj njihet për vrapimet e gjata që ai ka marrë në sportin e tij. Në muajin maj të këtij viti ai ndërmori një iniciativë të jashtëzakonshme, duke vrapuar 63 kilometra për vetëm 5 orë e gjysmë, me ritëm mesatar të vrapimit 5.14 minuta për kilometër.

Ai merret prej dy vitesh me vrapimet e gjata dhe ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror “Berlin100 km” të këtij viti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

10 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

10 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

10 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

10 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

10 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

11 hours ago

This website uses cookies.