Përshtati lokalin për lojëra fati, në pranga 29-vjeçari në Kurbin
Policia ka goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fati duke vendosur në pranga një 29-vjeçar.
Ai akuzohet se kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për të luajtur Poker, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal.
“Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal. Sekuestrohen 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Kurbin ka kapur dhe arrestuar në flagrancë pronarin e ambientit, shtetasin R. V., 29 vjeç banues në Milot”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga kontrollet u konstatua 29-vjeçari e kishte përshtatur lokalin, me tavolinë dhe sende të tjera për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për 6 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur në këtë lokal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.