Personat me aftësi ndryshe – Shoqata “Projekti Shpresë” në ndihmë të kësaj kategorie

personat ndryshe

Rreth 65 persona me aftësi të kufizuar marrin trajtim pranë Qendrës “Projekti Shpresë” në Shkodër.

Hapja e kësaj qendre disa vite më parë ka pasur si qëllim përmirësimin e jetesës së kësaj kategorie, e cila përballet me shumë problematika shëndetësore.

Drejtuesi i kësaj shoqate, Luigj Mila, thekson se nevojat e personave me aftësi të kufizuar janë të mëdha, por një shqetësim tjetër është edhe fakti që një kategori e tjetër e shoqërisë, siç janë të moshuarit, kanë gjithashtu nevojë për mbështetje.

Krahas kujdesit shendetesor, shoqata “Projekti Shpresë” po mundëson integrimin e këtyre personave përmes aktiviteteve artistike dhe kulturore. Një nga aktivitetet më të fundit u zhvillua pak ditë më parë në prag të Krishtlindjeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.