Personat “pak” vështirësi në qarkullimi / Në disa raste, jeta e tyre është rrezikuar nga mjetet motorike
Rini Sumulla 36 vjeç nga Shkodra dhe është me aftësi ndryshe. Vështirësia për lëvizje të lirë është kufizimi numër një të cilin detyrimisht e ripërjeton sa herë që zgjohet në mëngjes.Duke qënë se drejton një karrocë elektrike ai përballet cdo ditë në rrugët e qytetit me vështirësi të shumta duke sfiduar parkimet dyshe apo zënien e vendparkimeve nga shoferët.
Ky qarkullim njëherë ia kishte rrezikuar edhe jetën. Para disa muajsh Rini tregon se si ishte goditur nga një veturë e cila i kishte shkaktuar dëme duke ia shkatërruar karrocën.
Nga një vëzhgim i shkurtër për të parë se si zbatohet ligji për këtë kategori në rrugët e Shkodrës , rezulton se vendparkimet dedikuar personave me aftësi të kufizuar ishin të zëna nga automjetet.
Njësoj vlen edhe për trotuaret që sipas kësaj kategorie janë shumë të papërshtatshme për të qarkulluar përdoruesit e karrocave.
Vendparkimet e instaluara në qytet për personat me aftësi të kufizuar janë vendosur nga bashkia në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve. Mirëpo së fundmi vendparkimet e përcaktuara për këtë kategori nuk janë te aksesueshme aspak nga këto persona