Personazhe në fokus/Nermin Shurdha dhe Teuta Lagja ndanë përvojën e tyre në fushën e muraleve dhe pikturës

Dy artiste shkodrane, Nermin Shurdha dhe Teuta Lagja, njëra e artit të muraleve dhe tjetra e pikturës ndanë një bashkëbisedim me të pranishmit në Bibliotekën “Marin Barleti”, ku në fokus ishte përcjellja e mesazheve pozitive që dhuron arti, nisur nga përvoja e tyre.

Nermini, një agjente e zhvillimit lokal ndërsa Teuta, piktore dhe mësuese e shumë tabllove ndonëse janë në profesione të ndryshme nga njëra-tjetra, të dyja i bashkon arti i pikturës.Takimi i zhvilluar në Bibliotekën publike të Shkodrës u organizua nga Qendra për Hapje dhe Dialog në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Artit si pjesë e ciklit “Personazhe në fokus”.