Personazhi, Wiffen i pari notar irlandez që merr të artë në Olimpiadë
Irlanda ka festuar ditën e djeshme një mdelaje të artë në pishinë për herë të parë në historinë e Federatës në fjalë. Notari Daniel Wiffen ka siguruar të artën në disiplinën e notit në garën e 800 metrave stil i lirë.
23-vjeçari nuk u mjaftua me kaq por me kohën e realizuar, 7:38.19, vendosi edhe rekord olimpik. “Mendoj se në sport gjithçka ka lidhje me mentalitetin. Unë të them të drejtën mendoj se kam mentalitet të hekurt”, tha Wiffen.