“Personi i tretë nuk ishte në makinë me viktimat”, Laci: Vrasësit mund t’a kenë ngatërruar
Një atentat mafioz tronditi Shkodrën 5 ditë më parë, ku shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët u ekzekutuan të dy. Atentati rezultoi aksidentalisht fatale edhe për një çift kalimtarësh të rastit, burrë e grua, që ishin duke lëvizur aty pranë me një motomjet.
Nga hetimet paraprake dyshohet se në automjetin e viktimave kanë qenë tre persona, i dyshuar si Ibrahim Lici.
Në studion e “Jetë Shqiptare” gazetar, Dritan Laci ka deklaruar se personi i tretë nuk ndodhej në makinën e viktimave, po një më pas.
Sipas tij, vrasësit mund ta kenë ngatërruar, pra mund të kenë menduar se është Ibrahim Lici.
“Personi i tretë nuk ishte në një makinë me 2 personat që humbën jetën, pra me Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por ishte në një makinë më pas. Mendohet se personi është një i afërm i tij dhe kjo mund të këtë sjellë një ngatërresë. Vrasësit mund ta kenë ngatërruar, pra mund të kenë menduar se është Ibrahim Lici, por në fakt nuk ishte ai, pasi deri më tani policia do të na kishte dhënë një lloj indicie të tillë”, tha Laci.