Përurohet Kolegji i Europës, Rama: Dija, dhurata e jashtëzakonshme që BE na jep. Manastirliu: Hap monumental

rama kolegji

rama kolegji

Në praninë e liderëve europianë dhe të rajonit, është përuruar Kolegji i Europës, i pari kampus jashtë BE-së. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë moment si të “mahnitshëm”, teksa tha se dija është dhurata më e “jashtëzakonshme” që BE i bën vendit tonë. Edhe njëherë, kryeministri theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër, njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme. BE është një bekim për të gjitha vendet tona sepse është burimi më i thellë i dijes sesi të ndërtohen institucionet dhe në fund janë institucionet që bëjnë dallimet. E shkruar jonë është përcaktuar nga shumë gjëra të këqija që ishin rezultat i mungesës së institucioneve. Ndërtimi nga e para i institucioneve demokratike është diçka që s’mund ta bësh nëse nuk ke BE që të mëson si ta bësh. Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE na jep ne dhe vendeve si ne. Ne ankohemi, ndonjëherë edhe bërtasim, ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë, por është e vetmja rrugë”, tha Rama.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e konsideroi hapjen e Kolegjit si një hap monumental.

Është një hap monumental. Sot jo vetëm kremtojmë ngritjen e një pranie fizike, por rikonfirmojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj fuqisë transformuese të arsimit. Kolegji i Evropës ka qenë farë ndriçues i integrimit evropian, kyç për të arsimuar disa breza udhëheqësish. Ndërsa hapim dyert e kësaj zyre përfaqësimi, e bëjmë këtë me shpresën që vetëm arsimi mund të na ushqejë. Nuk është vetëm transferim dijesh, por kultivimi i një mendësie që përfaqëson ndryshimin, novacionin dhe bashkëpunimin. Kolegji i Evropës njeh rëndësinë e BP në kontekstin më të gjerë evropian. Është një nismë që të do fuqizojë brezat e ardhshëm të udhëheqësve e studiuesve”, u shpreh ministrja.

Për herë të parë një strukturë e mirëfilltë pasuniversitare i vjen Tiranës me emrin e Kolegjit Europian të Bruzhit. E njëjta diplomë evropiane, të njëjtët profesorë e lëndë do të përgatisin në Tiranë aspiruesit për udhëheqës evropianë në nivel masteri. Kolegji i Europës do të vendoset në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit, te Piramida, ndërsa do të nisë punën në Tiranë nga shtatori i vitit 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.