Përurohet Kolegji i Evropës, Manastirliu: Hap monumental
Në praninë e liderëve të Evropës dhe të rajonit, është përuruar Kolegji i Evropës, i pari kampus jashtë BE-së. Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e konsideroi këtë një hap monumental.
“Është një hap monumental. Sot jo vetëm kremtojmë ngritjen e një pranie fizike, por rikonfirmojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj fuqisë transformuese të arsimit. Kolegji i Evropës ka qenë farë ndriçues i integrimit evropian, kyç për të arsimuar disa breza udhëheqësish. Ndërsa hapim dyert e kësaj zyre përfaqësimi, e bëjmë këtë me shpresën që vetëm arsimi mund të na ushqejë. Nuk është vetëm transferim dijesh, por kultivimi i një mendësie që përfaqëson ndryshimin, novacionin dhe bashkëpunimin. Kolegji i Evropës njeh rëndësinë e BP në kontekstin më të gjerë evropian. Është një nismë që të do fuqizojë brezat e ardhshëm të udhëheqësve e studiuesve”, u shpreh ministrja.
Kolegji do të nisë punën në Tiranë nga shtatori i vitit 2024.