Përurohet Poliklinika e Shkodrës – Kryeministri Rama inspekton investimin që kushtoi 120 mln lekë
Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër ka çelur dyert këtë të premte.
I pranishëm në inaugurimin e saj ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, deputeti Agron Çela, prefektja Majlinda Angoni dhe kryebashkiaku Benet Beci.
Me një sipërfaqe prej 1300 m² dhe vlerë totale prej 120 milionë lekë të reja, në poliklinikë janë zgjeruar shërbimet shëndetësore nga 14 në 22 specialitete.
Specialitete të reja si kirurgjia, ortopedia, infektivi, toksikologjia, obstetrik-gjinekologjia dhe pediatria, fizioterapia, si dhe kabinetet moderne për imazheri, radioogragi, ekografi, mamografia dhe ORL, janë risi e këtij investimi që mbulon shërbimin për rreth 200 mijë banorë.