Përurohet “Salla e terapisë” – Investim i Anxhela Martinit për Shtëpinë e Fëmijëve 0 – 5 vjeç

salla e terapise sh femijeve

Një sallë e re psikoterapie për shtëpinë e fëmijëve 0-5 në vjeç në Shkodër është bërë e mundur nga Fondacioni Angela Martini.

Një inisiativë që ka bërë bashkë modelen e njohur shkodrane , deputeten Edona Bilali dhe mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës.

Ceremonia e inagurimit është mbajtur ditën e sotme me prezencën e drejtuesve të këtij institucioni për fëmijët,  por edhe deputetes Bilali e cila u shpreh se kjo vjen edhe si dhuratë për këto fëmijë në festën e krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Vetë modelja,  në një video mesazh për të pranishmit u shpreh e lumtur për këtë inisiativë të radhës që bën në Shkodër.

Erald Rexha, përfaqësues i fondacionit u shpreh se në vizitën e parë që modelja do të bëjë në Shkodër do ta mbajë pikërisht pranë kësaj shtëpie fëmije.

Puna për ndërtimin e kësaj sale, tashmë më të gjitha paisjet e nevojshme për fëmijët, ka nisur disa muaj më parë për t’u konkretizuar në këtë dhjetor që vjen si dhuratë për fëmijët 0-5 vjeç të Shtëpisë së Fëmijëve.

 E pranishme në këtë takim ka qënë edhe Nën Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza,  dhe Drejtorja e Shërbimit Social , Arlinda Bilali,  të cilat vlerësuan këtë inisiativë në ndihmë të fëmijëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.