Përvjetori i 115-të i gazetës “Dielli”, nga Rilindja Kombëtare e deri më sot

 Muzeu Historik Kombëtar kujton se, 115 vite më parë dilte numri i parë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të dalë edhe sot në SHBA.

“Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.

Gazeta “Dielli” filloi jetën e saj në vitin 1909, në një kohë kur emigrantët shqiptarë të Amerikës, të cilët ishin auditori i saj kryesor, vinin nga Shqipëria që kishte 4 shekuj nën sundimin osman dhe për këtë arsye ata, në përgjithësi, nuk kishin një koncept real e të plotë për identitetin kombëtar. Pikërisht këtu duket edhe kontributi i madh i “Diellit”, si gazeta më e fuqishme për zgjimin kombëtar të shqiptarëve.

“Gazeta “Dielli” është institucion atdhedashurie, shkollë gazetarie, referencë historie, pasuri kombëtare dhe identitare shqiptare. “Dielli” është dritë që do ndriçojë përjetë qiellin e shqiptarisë. “Dielli” është e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në faqen online të gazetës “Dielli”, me rastin e këtij përvjetori.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.