Përvjetori i lindjes së Papa Klementi XI me origjinë shqiptare

Më 23 korrik të vitit 1649 lindi Gjon Françesk Albani apo Papa Klementi XI, i mbiquajtur Albani për shkak të origjinës së tij shqiptare.

Papa Albani ishte papa i 243-të i Kishës Katolike. Shërbeu si papë nga 23 nëntori 1700 deri më 19 mars 1721, duke e drejtuar Kishën Katolike për 21 vjet duke u renditur i katërti për nga vitet, pas Shën Pjetrit (35 vjet), Papa Piut (31 vjet) dhe Papa Gjon Palit (26 vjet).

Si kreu shkollimin e plotë në Romë, falë aftësive të tij, ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës kishtare. Pati një papni të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrehtit, të Ratsadit e të Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një rrezik tjetër: atë të pushtimit turk.

Krenar për prejardhjen e tij shqiptare, u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për organizimin e Kuvendit të Arbërit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare, ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare. I dha kështu dheut të të parëve të tij, ndihmesën e çmuar për të hedhur hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të popullit. Papa Klementi XI vdiq më 19 mars 1721 në Romë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.