Përvjetori i themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar
Më 4 tetor të vitit 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar.
Kryqi i Kuq Shqiptar përbën shoqatën më të vjetër humanitare në vend, të njohur zyrtarisht prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në vitin 1923. Pak vetë e dinë se kryetari i saj ka qenë Ahmet Zogu, i cili pas pak vitesh do të bëhej mbret. Në dokumentin që bën sot publik Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, paraqitet thirrja e tij si kryetar drejtuar shqiptarëve, që i fton të japin kontribut në dobi të shoqatës.
Kjo ballinë e organit “Kryqi i Kuq”, numri 8, botuar nga organizata, gjendet mes pasurisë dokumentare që strehohet në Arkivin Qendror Shtetëror (AQSH).
Pas luftës, Kryqit të Kuq Shqiptar varej tërësisht nga institucionet shtetërore, të cilat me një vendim të vitit 1969, pezulluan veprimtarinë e kësaj shoqate për më shumë se 20 vjet.
Në fillim të viteve ‘90, Kryqi i Kuq Shqiptar rifillon aktivitetin e tij duke krijuar një bazë të plotë ligjore, si dhe një strukturë organizative. Kjo shoqatë u njoh nga Kuvendi i Shqipërisë, si “një organizatë e pavarur humanitare vullnetare” në bazë të ligjit nr. 7864 më 29 shtator 1994. Krahas dokumenteve, paraqiten edhe foto të personave të paidentifikuar që kanë punuar pranë Kryqit të Kuq.
Dokumente të DPA
1 nga 5