Përzgjedhja e prokurorëve të rinj të SPAK, KLP dërgon 3 emra për kontroll pasurie

SPAK

SPAK

Prokurorisë së Posaçme (SPAK) i shtohen edhe tre prokurorë të rinj të zgjedhur sot pas dëgjimit të 8 kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani janë prokurorët me pikëzimin më të lartë që i dërgohen SPAK-ut për të verifikuar pasuritë dhe figurën e fitueseve, ndonëse të tre fituesit e kanë kaluar vettingun.

Secili nga kandidatët pati 30 minuta për të shpalosur platformën e tyre. Seanca u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ambasada shpërndahu edhe një njoftim në profilin e saj në Facebook, ku shprehte se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.