Pesë nga festivalet më të famshme të muzikës në botë
Ndërsa për shumë njerëz dëgjimi i muzikës është një argëtim privat, disa duan ta ndajnë atë me pjesën tjetër të botës dhe ta përjetojnë atë duke kërcyer në mes të emocioneve dhe argëtimit.
Ka një botë të vërtetë festivalesh anembanë globit, por ka padyshim disa që janë bërë më të famshëm dhe më të rëndësishëm se të tjerët dhe që bashkojnë artistët më të mirë. Muzika bashkon brezat dhe zemrat por cilët janë festivalet më të bukura dhe më të njohura në botë.
Tomorrowland- Festivali më i rëndësishëm dhe më i famshëm i muzikës elektronike në Kontinentin e Vjetër, i mbajtur në Belgjikë. Që nga viti 2005, ky festival treditor i kërcimit dhe muzikës elektronike, mbledh qindra mijëra njerëz mes vallëzimit dhe lirisë së pakufishme. Për eventin 3-ditor, kostoja është rreth 300-400 euro, përfshirë akomodimin në çadra.
Burning Man- I krijuar në vitin 1991, ai mbahet në mes të shkretëtirës në Black Rock, në Nevada. Çdo vit, pjesëmarrësit ndihmojnë në ndërtimin e “Black Rock City”, një qytet i përkohshëm simbolik duke u kthyer pas Pandemisë.
Rock Aim Ring- Edicioni i vitit 2023 u zhvillua më 2-4 qershor në Nürburgring, ky festival ka lindur pikërisht si një ngjarje për të festuar inaugurimin e saj.
Coachella- Ai mbahet çdo vit në fillim të prillit në fushat e Empire Polo Club në Indio, Kaliforni. Kushdo që ka parë ndonjëherë një film apo serial amerikan ka dëgjuar për këtë festival, ose të paktën e ka parë në video.
Lollapalooza- Ngjarje mahnitëse që filloi si një koncert lamtumire i Perry Farrell. Versioni i tij kryesor mbahet në Grant Park ne Çikago dhe është një festival që ndryshon shpesh vend. Zakonisht ky festival zhvillohet nga fundi i korrikut deri në fillim të gushtit.