Pesë të plagosur në sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, një person i arrestuar

amesterdam

Një sulm me thikë ka ndodhur në qendër të Amsterdamit, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur, sipas njoftimeve nga policia holandeze. Ngjarja ndodhi në Sheshin Dam, një nga vendet më të njohura dhe të frekuentuara në kryeqytet. Policia ka arrestuar një person, ndërsa hetimet për motivin e sulmit vazhdojnë.

Forcat e rendit kanë rrethuar menjëherë zonën, ndërkohë që ambulancat dhe një helikopter janë dërguar në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Motivi i sulmit është ende i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe ka apeluar për informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.