Peshëngritja shqiptare rrezikon Olimpiadën

Peshëngritja shqiptare nuk ia ka dalë të kualifikohet me normë për në Olimpiadën “Paris 2024” dhe tanimë shpresa e fundit mbetet ftesa. Në fakt, përpjekja e fundit e shtangës kuqezi ka qenë ajo e së enjtes në Puket të Tajlandës, atje ku po zhvillohet edhe Kampionati Botëror i Peshëngritjes për Të Rritur, ku Shqipëria u përfaqësua me një sportist të vetëm, Briken Caljen.

Ai ka zgjedhur të garojë në Baterinë B të kategorisë së peshës trupore deri në 73 kg, atje ku renditur i pari. Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi i njohur është i saktë në të tri provat e tij teksa e ka nisur me 145 kg, duke e ngritur atë me sukses, për të vijuar më pas me 150 kg në provën e dytë, që gjithashtu e ka ngritur me sukses, ashtu siç ka ndodhur edhe në provën e 3-të, me 152 kg.

Duhet theksuar se kjo ishte hera e parë që Botërori i 2021-shit, ku ai u rendit i dyti, që Briken Calja i ngre me sukses të 3 provat në këtë stil. Ndërkaq, në shtytje ai është rezultativ në provën e tij të parë me 181 kg, por ka vijuar të dështojë në dy provat e tjera, me 185 kg. E për rrjedhojë, me 333 kg, ai është renditur i pari në dyjarësh në Baterinë B.

Ndërkaq, me zhvillimin e baterisë A më vonë, Calja është renditur i 10-ti në dygarësh, por ka qenë 4 kg më poshtë normës olimpike që do ta çonte automatikisht për në Lojërat Olimpike të kësaj vere, teksa është i 13-ti në listë. Tanimë gjithçka mbetet në dorë të të të ashtuquajturave “ftesave universale” që aplikon Federata Botërore e peshëngritjes për Olimpiadën, aty ku janë në dispozicion 3 ftesa për femra dhe 3 për meshkuj, ndërsa janë dorëzuar 32 aplikime.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.