Categories: LajmeSport

Peshëngritja, start me medalje

Pesë medalje nga peshëngritësit e rinj në Kampionatin Europian të moshës deri në 15-17 vjeç, që është duke u zhvilluar në Selanik të Greqisë.

Gjithçka ka nisur nga Antonino Mullisi, i cili në peshën deri në 73 kilogram, ka marrë tre medalje. Fillimisht është i argjendtë në stilin e shkëputjes me 111 kilogram. Por më pas i bronztë në stilin e shtytjes me 137 kilogram dhe përsëri i argjendtë në dygarësh me 248 kilogram, ndërsa ishte vetëm një kilogram larg vendit të parë, Megjithatë nënkampion Europe për Antonino Mullisin.

Por një tjetër performancë e mirë vjen nga Samuel Rrasa, i cili në peshën deri në 73 kilogram për moshën deri në 17 vjeç është i artë në stilin e shkëputjes me 125 kilogram. Ndërkohë vendi i katërt në stilin e shtytjes nuk e ka penalizuar për t’u ngjitur dhe një herë në podium, ndërsa në dygarësh është i argjendtë me 270 kilogram.

Në këtë Europian, atje ku Mullisi dhe Rrasa janë nënkampion Europe në dygarësh, por dhe në stile të veçanta, pritet dhe paraqitja e Enkilejda Carjes, si dhe Maida Luzit. E me Mullisin dhe Rrasën, starti i peshëngritjes është më shumë se sa i mbarë në Kampionatin Europian të moshave në Selanik.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

5 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

6 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

6 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

6 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

6 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

6 hours ago

This website uses cookies.