Categories: LajmeSport

Peshëngritje, Kristi Ramadani konfirmohet nënkampion Evrope

Kanë dalë përgjigjet e testit antidoping nga ITA (Agjencia Nderkombetare e Testimit) për peshëngritësin shqiptar Kristi Ramadani që, iu nenshtrua testit ne gjak dhe urine ne Kampionatin Evropian te Peshengritjes ne Sofie, Bullgari me date 16 Shkurt 2024. Rezultatet e Kristi Ramadanit kanë dalë negative dhe Federata Shqiptare e Peshengritjes dhe Shqiperia ka nje nenkampion Evrope te ri.

“Njoftim zyrtar i Federates Shqiptare te Peshengritjes

Sot me date 08/03/2024 vjen me ne fund pergjigja e shumepritur e testit antidoping nga ITA (Agjencia Nderkombetare e Testimit), ku Kristi Ramadani iu nenshtrua testit ne gjak dhe urine ne Kampionatin Evropian te Peshengritjes ne Sofie, Bullgari me date 16 Shkurt 2024.

Federata Shqiptare e Peshengritjes dhe Shqiperia ka nje nenkampion Evrope te ri, Kristi Ramadanin.

Eshte i rendesishem ky njoftim, pasi ka pasur shume aludime, thashetheme, denigrime ne drejtim te ketij sportisti te ri me shume perspektive.

Ne kete kuader bejme nje apel, qe te gjithe te jemi te kujdesshem, qofte edhe ndonje sportist i cili ka aluduar per Kristi Ramadanin.

Te arrish te jesh nenkampion Evrope, te duhet shume pune, disipline, kembengulje, shpenzime dhe balta mbi keta sportiste eshte e patolerueshme.

I urojme shume suksese Kristi Ramadanit dhe jemi te sigurte qe do te jete nje pretendent kryesor ne Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne Nentor 2024 ne Bahren”, shkruhet në njoftimin e Federates Shqiptare te Peshengritjes.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjithë territori me mot të vranët e me shi, reshje bore në relievet e larta

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët…

2 hours ago

Çfarë ka ndryshuar me emigracionin nën Trump dhe çfarë po luhet ende?

Gjatë javës së tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nënshkroi 10 urdhra ekzekutivë…

2 hours ago

Shkodër/ Brenda 12 orëve, 3 persona humbin jetën si pasojë e aksidenteve rrugore

Brenda 12 orëve 3 qytetarë kanë humbur jetën në Shkodër, si pasojë e aksidenteve rrugore.…

2 hours ago

Sqarim mbi procedurat e ndjekura nga Këshilli Drejtues për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

Nisur nga interesi publik dhe nevoja për transparencë mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të…

2 hours ago

Euro League në RTSH/ Zyrtare, “Final Four” do të zhvillohet në Abu Dabi

Me qëllim për të rritur sa më shumë të ardhurat e një lige emergjente siç…

17 hours ago

Infrastruktura në qytet – Banorët e lagjes “Zooteknikë” kërkojnë rikonstruksionin e rrugës

Janë jo larg qendrës së qytetit dhe vuajnë prej vitesh për mungesën e investimeve. Në…

17 hours ago

This website uses cookies.