Peshkimi me korent në Liqenin e Shkodrës/ Policia proçedon 2 shtetas, sekuestron varkën dhe pajisjet elektrike
Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve në liqen, me qëllim parandalimin e rasteve të peshkimit me pajisje me elektricitet, kanë konstatuar në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin dy shtetas që po ushtronin veprimtarinë e peshkimit me pajisje që furnizohen me energji elektrike, të cilat janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm. Në vijim të veprimeve nisi proçedimi penal për dy shtetas njëri 52 vjeç banues në Dobraç dhe një 36 vjeçar nga lagjia “Guerrile” të cilët akuzohen për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.Gjuetia e paligjshme me tel përcjellës dhe inverter baterish fajësohet për pakësimin e rezervave të peshkut në liqenin e Shkodrës. Aktiviteti në liqenin e Shkodrës kontrollohet nga disa institucione njëherësh, Organizata e Menaxhim-Peshkimit, e cila jep dhe kontrollon liçensat për peshkatarët, Inspektoriati i Peshkimit si dhe Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura.