Peshkonin me korrent në liqen / Vihen nën hetim 2 peshkatarë nga Malësia e Madhe
Peshkimi i paligjshëm vlerësohet se i ka shkaktuar dëme të mëdha Liqenit të Shkodrës, ku së fundmi është goditur një tjetër rast që ka vënë nën hetim dy peshkatarë.
Dy peshkatarët u kapën në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe, teksa gjuanin për peshk me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë. Për pasojë, dy peshkatarët janë vënë nën hetim, ndërsa mjeti lundrues dhe pajisjet elektrike që përdoreshin për peshkim janë sekuestruar..Ky fenomen, qe i ka fillesat ne fillim te viteve ‘90 erdhi duke u bërë më i mprehtë gjatë viteve në vazhdim me rritjen e numrit të personave që ushtrojnë peshkimin në ujërat e liqenit dhe të lumit Buna , duket se nuk do të zhduket deri në momentin kur institucionet nuk do të ndërhyjnë me vendime, por me masa konkrete ndaj “peshkatarëve”, dëmtues të peshkut.