“Pëshpëritje” përmes ekspozitës me fotografi/ Artistja nga Durrësi Florina Shani çeli ekspozitën e saj personale në Shkodër

EKSPOZITA

EKSPOZITA

Ndonëse e lindur në qytetin bregdetar të Durrësit, ekspozitën e saj të tretë personale zgjodhi ta bëjë në galerinë “Oda” në Shkodër. Florina Shani, mësuese në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” e titulloi “Pëshpëritje” ekspozitën me 28 imazhe fotografike që nisi t’i shkrepte që në kohën e karantinës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Ajo më së shumti preferon të fotografojë bardhë e zi por kësaj here i solli me ngjyra fotografitë që frymëzohen jo vetëm nga ajo çfarë i shikon syri por edhe nga gjendja shpirtërore e çastit.Për Florinën, autoren e ekspozitës objektet komunikojnë dhe ato flasin me gjuhën e tyre duke na dhënë mesazhe.Ekspozita do të qëndrojë e hapur rreth një javë për vizitorët e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.