Pësoi atak në fushë në mars, ndahet nga jeta futbollisti i kombëtares së Egjiptit

Tronditet bota e futbollit në Egjipt për vdekjen e Ahmed Refaat: Anësori sulmues i Modern Sport Future FC dhe kombëtares egjiptiane ka vdekur në moshën 31-vjeçare, njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e klubit (“Pas për shkak të një përkeqësimi të mprehtë në gjendjen e tij shëndetësore është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë”).
Shkaqet e vdekjes nuk u bënë të ditura, por më 11 mars, Refaat pati një atak kardiak në fushë teksa luante kundër Al Ittihad të Aleksandrisë, duke qëndruar në koma për 9 ditë.
Ai ishte pajisur me një stimulues kardiak, pas rikuperimit të tij, i cili dukej se jepte shpresë për më të mirën deri në lajmin tragjik të orëve të fundit.